New York, nga shkaku i përmbytjeve evakuohet një pjesë e aeroportit JFK

Njëri nga terminalet në aeroportin JFK të New Yorkut, është evakuuar nga shkaku i përmbytjes si pasojë e dëmtimit të gypave të ujit.

Moti i ftohtë dhe stuhia tashmë për disa ditë kanë vështirësuar jetën në metropolin amerikan të New Yorkut, bashkë me të, edhe trafikun ajror në njërin nga aeroportet me frekuentim më të madh në botë.

Pikërisht moti i ftohtë ka shkaktuar dëmtimin e gypave kryesorë të ujit, ku si pasojë është përmbytur pjesa e aeroportit ku pasagjerët marrin valixhet e tyre pas daljes nga avioni.

Uji kishte kapluar shumë valixhe të pasagjerëve, ndërkohë që ndërprerja e furnizimit me energji elektrike ka bërë që aeroporti të evakuohet pjesërisht./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi