Netanyahu premton normalizim edhe me vende të tjera

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, u zotua se edhe vende të tjera do të bëhen pjesë e procesit të normalizimit me Izraelin.

Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter postoi një video që ai filmoi në Blair House në Washington.

Në video ai shprehet se mban draftin e marrëveshjes së normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe deklaratën e paqes midis Izraelit dhe Bahreinit.

“Ne kemi punuar për këtë për shumë vite. Nesër (e martë) do të vijë momenti. Ky është një ndryshim i madh në historinë izraelite, si dhe në historinë e Lindjes së Mesme”, thotë kryeministri izraelit.

Netanyahu deklaroi se nënshkrimi marrëveshjeve me EBA-në dhe Bahreinin do të ketë ndikim të madh dhe pozitiv mbi të gjithë qytetarët izraelitë.

Duke iu drejtuar qytetarëve izraelite, ai premtoi që edhe vendet e tjera gjithashtu do të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin.

“Sipas asaj që unë shoh këtu, ju premtoj se edhe vendet e tjera do ta realizojnë këtë”, u shpreh ai.

Ndryshe, ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të Izraelit me EBA-në dhe Bahreinin të arritura së fundmi do të zhvillohet sot në Shtëpinë e Bardhë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Partia Socialiste shkarkon 11 kryetarë. Vendimi i kryesisë, pas kritikave të Ramës për drejtuesit lokalë

Në 8:30 të mëngjesit të së martës, Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë qendrore të kësaj force politike, ku për shkak...

Tiranë, konferencë për luftën kundër diskriminimit dhe urrejtjes

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë zhvilluan sot konferencën në formën e një seminari me temë: “Lufta kundër...

“I vetmi gjyqtar nga presidenti Moisiu me medaljen e mirënjohjes për punën time”

Gjyqtari Petrit Çomo i Gjykatës së Tiranës po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...