Netanyahu: Kemi marrëdhënie të ngushta me të paktën 6 vende arabe

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se kanë marrëdhënie të ngushta me të paktën 6 vende arabe.

“Kohët e fundit kemi shënuar përparime në normalizimin e marrëdhënieve me vendet arabe. Kemi marrëdhënie të ‘ngushta‘ me të paktën 6 vende arabe. Sot do të vendosim për pjesëmarrjen e Izraelit në ‘Expo 2020 Dubai’. Kjo situatë tregon përparimin e shënuar në normalizimin me shtetet arabe”, tha Netanyahu në takimin e zakonshëm javor të kabinetit.

Ai vuri në dukje se fakti që vendi i tij do të marrë pjesë në “Expo 2020 Dubai” edhe pse nuk ka marrëdhënie diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) reflekton përparimin e shënuar në procesin e normalizimit mes Tel Avivit dhe vendeve arabe.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme e Izraelit në prill, ishte theksuar se kompanitë izraelite që operojnë në fushat si shëndetësi, informacion dhe teknologjitë e ujit do të marrin pjesë në “Expo 2020 Dubai”.

Në një lajm të publikuar javën e kaluar në “Yediot Ahronot”, një nga gazetat kryesore në Izrael, ishte theksuar se qeveria e EBA-së ka për qëllim të lejojë shtetasit izraelitë të marrin pjesë në Panairin Botëror “Expo 2020” që do të zhvillohet në Dubai mes datave 20 tetor 2020 – 10 prill 2021.

– Afrimi i Izraelit me EBA-në

Edhe pse mes Izraelit dhe EBA-së nuk ka marrëdhënie diplomatike, tërheq vëmendjen afrimi i shënuar kohët e fundit mes dy vendeve.

Në turneun e Grand Slam të xhudos që u zhvillua nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos vitin e kaluar në kryeqytetin e EBA-së në Abu Dabi, sportistët izraelitë u lejuan të garonin me flamurin e tyre.

Për shkak se ndeshjen finale e fitoi një sportist izraelit, më 28 tetor në Abu Dabi u intonua për herë të parë himni kombëtar i Izraelit edhe pas ky vend nuk ka marrëdhënie diplomatike. Madje, në ceremoninë e medaljes ishte e pranishme dhe ministrja izraelite e Sportit dhe Kulturës, Miri Regev, e cila ndodhej në Abu Dabi për të ndjekur turneun.

Edhe ministri izraelit i Komunikimit, Ayoob Kara mbajti një fjalim në konferencën e telekomunikacionit që u zhvillua më 30 tetor 2018 në Dubai.

Gjithashtu, Abu Dabin e ka vizituar në korrik edhe ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz i cili mori pjesë në konferencën e zhvilluar nga OKB-ja.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Nis Kuvendi, LSI thërret në interpelancë Nikollën për krizën në universitete

LSI ka thirrur sot në interpelancë, ministren e Arsimit Lindita Nikolla lidhur me ligjin e Arsimit të Lartë. LSI i ka drejtuar pyetje Nikollës...

Misteri i ajsbergut “si të prerë me thikë”

Kjo foto e bërë nga NASA në Antarktikë ka mahnitur jo pak njerëz. Ajsbergu është një drejtkëndor i rregullt, si i prerë me thikë. Të...

Egjipt, presidenti paralajmëron në mënyrë të ashpër opozitën

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka kërcënuar se do të ndërmarrë “masa” kundër çdo partie që bie ndesh me sigurinë e vendit. “Nëse ndonjë...

Së fundi

Samsung rikthehet me tre modele të reja. Ja për çfarë bëhet fjalë

Samsung rikthehet në tregun britanik me tre modele të reja të laptopëve. Samsung ka munguar në tregun e laptopëve në Mbretërinë e Bashkuar për...

Gjeni 3 zgjidhjet e këtij ushtrimi matematikor duke lëvizur vetëm një fije shkrepse

Nëse jeni një fans i vërtetë i enigmës, kjo foto do vërë në punë trurin dhe imagjinatën tuaj. Kushtojini vëmendjen detajeve të vogla dhe...

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe shkon në 39 045 persona

Qeveria britanike ka njoftuar se 111 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend. Kështu, zyrtarisht numri total i viktimave...