Netanyahu: Kemi kontakte sekrete me 6 vende islame

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri të ditur se janë në kontakt me 6 vende islame, të cilat deri kohët e fundit i pranonin si “armiq”, por këtë e kanë mbajtur sekret.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë përkujtimore të Levi Eshkol, i cili ka qenë Kryeministër i Izraelit gjatë periudhës kur u zhvillua “Lufta 6 Ditore” në vitin 1967, Netanyahu tha se “Jemi në kontakt me 6 vende të rëndësishme islame, të cilat deri kohët e fundit i cilësonim si armiq të Izraelit”.

Duke vënë në dukje se këto vende, emrat e të cilave nuk i përmendi, janë shumë të rëndësishme për procesin e paqes, Netanyahu tha se “Ne shënuam progres në arritjen e marrëveshjeve, kontakteve dhe vendosjen e marrëdhënieve me vende të tjera fqinje, por jo me të gjithë”.

Shefi i qeverisë izraelite shtoi se opinioni i Izraelit e sheh vetëm një pjesë të vogël të normalizimit të marrëdhënieve me vendet arabe, ndërsa shtoi se këto marrëdhënie në masë të madhe po vazhdojnë në mënyrë sekrete.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrat dhe zyrtarët e shumë vendeve arabe nuk morën pjesë në konferencën me temë “Mbështetja e Paqes dhe të Ardhmes së Sigurisë në Lindjen e Mesme” që u organizua në kryeqytetin Varshavë të Polonisë më datat 13-14 shkurt.

Në këtë konferencë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Katari, Omani dhe Jemeni janë përfaqësuar në nivel të ministrave të Jashtëm, ndërsa Arabia Saudite nga ministri shtetëror Përgjegjës për Marrëdhënie me Jashtë. Ndërkaq Libani dhe Palestina e bojkotuan këtë konferencë, por Kuvajti, një nga vendet e Gjirit u përfaqësua në nivel të zëvendësministrit të Jashtëm.

Netanyahu më 26 tetor 2018 vizitoi Omanin, njërën prej vendeve të Gjirit, ku u prit në takim nga Mbreti Kabus Bin Said.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi