Netanyahu diskuton “marrëveshjen e shekullit” me të dërguarin amerikan

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, për të diskutuar mundësinë e vonimit të shpalljes së pjesës politike të planit të paqes të propozuar nga SHBA, e njohur si “marrëveshje e shekullit”.

Media izraelite raportoi se Greenblatt mbërriti në Izrael dje për t’u takuar me zyrtarët izraelitë, përfshirë Benny Gantz, drejtues i partisë së qendrës së majtë Kaltër dhe Bardhë, pas ngërçit të zgjedhjeve në Izrael.

Administrata e SHBA-ve planifikoi shpalljen e pjesës politike të “marrëveshjes së shekullit” pas zgjedhjeve në Izrael, por për shkak të krizës aktuale të formimit të qeverisë izraelite, administrata e SHBA-ve po shqyrton shtyrjen e planit të paqes.

Greenblatt la të kuptohet se një shtyrje tjetër mund të ndodhë pas shtyrjes për zgjedhjet e prillit.

Në një intervistë për të përditshmen me qendër në SHBA, Hamodia, Greenblatt tha se “administrata amerikane vendosi të mos e shpall planin para zgjedhjeve, por ende është e pa qartë nëse plani i paqes do të lëshohet gjatë ose pas formimit të koalicionit “.

“Është herët të themi se si do të ndikojnë zgjedhjet në planin. Plani ynë është i ndryshëm nga ai që njerëzit kanë folur për kaq shumë vite. Mendojmë se kemi dëgjuar shumë të gjithë në rajon, përfshirë izraelitët, palestinezët dhe ekspertët e rajonit”, shtoi Greenblatt.

Në fillim të këtij muaji, Greenblatt njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, megjithatë ai la të kuptohet se mund të qëndrojë për disa javë të tjera.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, së bashku me të gjitha fraksionet palestineze, hodhën poshtë planin pasi përjashton Kudsin dhe çështjet e refugjatëve nga negociatat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi