Nesër në Bazel marsh solidarizues me familjen e 7 vjeçarit të mbytur

Bazeli është i tronditur me vrasjen e 7 vjeçarit shqiptar të Kosovës, Iljas Mahmuti të enjten nga një grua 75 vjeçare, sipas të gjitha gjasave, me probleme mendore.

Të shtunën, në orën 14, do të organizohet një marsh solidariteti në qytet. “Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”, thuhet në eventin e krijuar në Facebook.

“Si baba, isha i tronditur me faktin dhe desha të ndihmoja”, thotë për Blick Emi Salahi, 35 vjeçar, organizator i marshit të funeralit. Ai nuk e ka njohur familjen e shtatë vjetarit, por për të ishte me rëndësi të organizonte marshin në shenjë solidariteti.

“Do të ndalojmë tek vendi i krimit, do të ndezim qirinj dhe do të vendosim lule”. Megjithatë, banori i Aargaut nuk do ta marrë me vete vajzën e tij dhjetë vjeçare. “Nuk kam mundur t’i tregoj”, thotë ai.

Deri më tani, rreth 420 persona janë deklaruar për të marrë pjesë në këtë marsh, kurse mbi 1300 të tjerë janë shprehur të interesuar.

Blick raporton se sipas hetimeve të para, gruaja 75 vjeçare, që dyshohet ta ketë therur me thikë në qafë 7 vjeçarin, është me probleme mendore. Për këtë arsye, ekziston dyshimi se ajo mund edhe të mos akuzohet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi