“Nëse shkon te protesta do të bëjmë 500 copa”, drejtuesi i policisë kërcënon Sazan Gurin

Ambientalisti Sazan Guri është kërcënuar mbrëmjen e djeshme.

Lajmi është bërë publik nga vetë Sazan Guri, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se është kërcënuar që të mos shkojë më në protestën e banorëve të Unazës së re.

Postimi:

U mendova gjithe naten, ta them a mos ta them?!?!

Mbasi me thiren dje pasdite ne komisariatin nr. 6 kombinat, vone nga ora 22, sapo dola me zonjen time nga Teatri me drame Xhelati, nje drejtues (vete xhelati) i larte i Policise se Tiranes, me dergon fjale (ne sy te gruas), me nje mik shtepie si lajmes, qe nese shkon prap te protesta e banorëve te Unazes do të bejme 500 copa.

Sigurisht, nuk jam pjese e hallit te banoreve, por jam pjese e se drejtes publike te ata sot, dhe te kushdo qofte neser, ndaj e bera lajmin publik. Sg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi