“Nëse Prishtina nuk formon BKS-në, Lista Serbe do ta bëjë më 20 prill”

Në Mitrovicë ka filluar seanca e përbashkët e përfaqësuesve të dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, në të cilën shqyrtohet situata politike e sigurisë dhe bisedimet për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe (BKS).

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç në fjalimin e tij para këshilltarëve tha se dje presidenti serb Aleksandar Vuçiç është informuar për daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës. Siç tha, në Qeverinë e Kosovës kanë hyrë për të mirën e popullit serb në Kosovë, porse nuk shohin më arsye për të marrë pjesë në punën e saj.

“Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës janë opozitë dhe do të veprojnë vetëm në pajtim me interesat serbe. Koalicioni më nuk ekziston”, tha Rakiç.

Ai theksoi se nëse Prishtina nuk fillon procesin e formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, Lista Serbe do ta bëjë atë më 20 prill.

“Do të formojmë Bashkësinë e Komunave Serbe në organizim dhe kompetencë që i përshkruan Marrëveshja e Brukselit nga viti 2013. Ky nuk është hap i thjeshtë, ky është obligim i Prishtinës dhe Brukselit. BKS nuk drejtohet kundër askujt, ajo do të jetë institucion dhe servis i qytetarëve, serbëve, shqiptarëve, romëve, goranëve, boshnjakëve dhe të gjithë të tjerëve”, tha Rakiç pas fjalimit të të cilit vijoi një pauzë 15 minutëshe, ku pritet të miratohet konkludimi i përbashkët.

Seanca, e cila u caktua në mënyë simbolike në ora 12:44, në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244, pas arrestimit dhe dëbimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriç dhe daljen e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen në Mitrovicë marrin pjesë përfaqësues të Listës Serbe, këshilltarë dhe përfaqësues të komunave serbe dhe ndihmës drejtorit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ndërsa me logon e BKS-së.

Mbledhja filloi duke dënuar incidentin që ndodhi të hënën me arrestimin dhe deportimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, i cili në Kosovë qëndroi pa lejen e autoriteteve të Prishtinës.

Tema e takimit është formimi i BKS-së më 20 prill, me rastin e pesëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Formimi i BKS-së është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësuesit serbë në Kosovë mbështetën nismën për formimin e BKS-së me qëllim që, siç thanë sot “vet të vendosin për jetët e tyre”.

Pika tjetër e rendit të ditës janë detajet e takimit të djeshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili tha se mbështet çdo vendim të tyre./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi