Nëse pini pak ujë rrezikoheni nga kjo sëmundje

Kush pi pak ujë, rrezikohet nga diabeti!

Dehidrimi është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit të“sheqerit”. Ky është përfundimi më i fundit i studiuesve në fushën e mjekësisë të cilët shpjegojnë se niveli i rritur i hormoneve vasopresin shkakton ruajtjen e ujit në trup dhe është shkaktar i sheqerit të tepërt në gjak. Duke folur me shifra ata që pinë shumë pak ujë kanë 28 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit.

Sipas studimit 9 vjeçar të institutit francez INSERM, jep të dhëna se “Hormoni vasopresin është ndoshta hallka që na mungon për të kuptuar raportin e sheqerit në gjak dhe ujit në organizëm. Ai hormon antidiuretik na ndihmon në rregullimin e mbajtjes së ujit në trup. Nëse jemi të dehidruar, niveli i vasopresinës rritet dhe veshkat ruajnë ujin. Kështu që niveli i rritur i vasopresinës është indikator për sëmundjen e sheqerit”. Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar që ekziston lidhja në mes pirjes së ujit dhe sheqerit të ngritur, nuk kanë zbuluar se cila është marrëdhënia shkak-pasojë e sëmundjes së sheqerit dhe e pirjes së ujit.

Kalciumi, vitamina D dhe diabeti

Konsumimi i shtuar i kalciumit dhe vitaminës mund të rregullojë nivelin e insulinës dhe në këtë mënyrë të ofrojë mbrojtje nga diabeti, pavarësisht konsumimit të zakonshëm të qumështit dhe produkteve të qumështit, pohon studimi i ri.

Shkencëtarët kanë analizuar marrjen e përgjithshme të kalciumit dhe vitaminës D, nivelin e tyre në organizëm, si dhe nivelin e insulinës te femrat dhe meshkujt e shëndoshë. Rezultatet kanë treguar se meshkujt dhe femrat me nivel më të lartë të vitaminës D dhe kalciumit reagojnë më së miri në rregullimin e prodhimit të insulinës (hormonit i cili rregullon marrjen e glukozës nga qelizat)./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi