Nepal, ligjvënësit rizgjedhin presidenten femër

Ligjvënësit e Nepalit kanë rizgjedhur Bidhya Devi Bhandari si presidente të vendit, tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në të cilat një aleancë komuniste fitoi numrin më të madh të vendeve.

Bidhya Devi Bhandari, e vendosur nga partia në pushtet, fitoi zgjedhjet pasi siguroi 39.275 vota ndërsa Laxmi Rai, kandidati presidencial i opozitës fitoi 11.730 vota.

Bhandari kthehet në krye të detyrës për herë të dytë pasi ajo u zgjodh presidente e parë femër në vend në tetor të vitit 2015.

Partia e presidentes Bhandari dhe koalicioni qeveritar i partisë së saj fitoi pothuaj dy të tretat e shumicës në parlament, gjë që siguroi fitoren e Bhandari-it.

Përderisa ngritja e Bhandari-t ishte e qetë, raportimet e medias lokale treguan një takim të tensionuar midis udhëheqësve kryesorë të partisë së saj gjatë miratimit të kandidatit të partisë për president.

Në takim e mbajtur javë më herët, udhëheqësi i partisë dhe ish-kryeministri Jhalanath Khanal propozoi veten e tij si një kandidat për president, por ai nuk mund të fitojë mbështetjen e kryeministrit Sharma Oli, një aleat i rëndësishëm i Bhandari-t.

Editori i gazetës Nagarik, Tilak Pathak, tha se Bhandari kishte siguruar mbështetjen e partisë së saj pasi luajti një rol kyç në një aleancë parazgjedhore midis partisë së saj dhe koalicionit qeveritar aktual, gjë që solli fitore në grup.

“Ajo kishte marrëdhënie të mira me drejtuesit e lartë të të dyja palëve. Unë mendoj se ajo do të bashkëpunojë me qeverinë e Oli-t në vendimmarrjen e saj”, tha Pathak për AA.

Sipas kushtetutës së re të Nepalit, presidenca është kryesisht ceremoniale, pa asnjë fuqi ekzekutive.

Pathak tha se udhëheqësit e partisë së Bhandari-t poashtu ishin të etur për të që të vazhdonte si kreu i shtetit për një mandat të plotë 5-vjeçar që kur mandati i saj i parë përfundoi pas vetëm dy vjet e gjysmë.

Nepali mbajti zgjedhje për kuvendet e saj kombëtare parlamentare dhe provinciale në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Nepali shpalli një kushtetutë të pas-luftës në shtator të vitit 2015, duke përmbushur një nga detyrat kryesore të procesit të saj të paqes që filloi në vitin 2006, pasi ish-rebelët maoistë ulën armët./Rtv Islam/

Shtojca

Lini nje Koment