Nënshkruhet vendimi për krijimin e Hartës Zonale në gjithë Kosovën

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka nënshkruar sot vendimin për krijimin e Hartës Zonale në gjithë Kosovën.

Qëllimi për krijimin e Hartës Zonale është mirëqenia dhe se qëllimi kryesor i këtij dokumenti është planifikimi hapësinor, kështu është shprehur ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

“Harta Zonale e Kosovës është një nga dokumentet kryesore sa i përket planifikimit hapësinor në nivelin qendror me të cilin përcaktohen zonat në të cilin do të vendosen aktivitetet, veprimet dhe kushtet për zhvillimin e ardhshëm hapësinor për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Qëllimi i hartimit të Hartës Zonale të Republikës sonë është rritja e mirëqenies, rritja e cilësisë së jetës së qytetarëve tonë   si dhe një zhvillim i ekuilibruar i të gjitha rajoneve dhe sektorëve zhvillimore hapësinorë. Pjesë e procesit të hartimit të dokumentit do të jetë grupi punues ndërministror i cili do të nxjerrë konkluzionet dhe do të vazhdoj me planifikimin e kësaj Harte Zonale të nivelit qendrore”, tha Reshitaj.

Paralelisht me krijimin e Hartës Zonale të Republikës së Kosovës janë duke u krijuar edhe Hartat Zonale të Komunave për të cilat përgjegjës janë komunat e gjithë Republikës së Kosovës, por që monitorohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton Ndërtimi.info. Ndërsa kostoja është ende e paqartë pasi që sipas zyrtarëve të MMPH-së hartimi i kësaj harte është një proces që do zgjat një periudhë 1 apo 2 vjeçare e që nuk mund të thuhet një kosto.

22 komuna janë në proces për Hartat Zonale, ku 3 nga to janë në fazë përgatitore dhe 13 nuk kanë filluar ende. Zyrtar të MMPH-s në konferencën e sotme kanë treguar se këto e kanë një kosto por në krahasim me ato që rregullon është shumë minimale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi