Nënshkruhet protokolli për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Sigurisë

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Qendra e Integritetit të Norvegjisë nënshkruan protokoll të qëllimit për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë.

Ky projekt është pjesë më e gjerë në Ballkanin Perëndimor të financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, e ekzekutuar në periudhën 1 prill 2018, deri më 31 dhjetor 2020, ku Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë e ka emëruar CIDS si agjentin ekzekutiv për këtë projekt.

Protokollin e firmosën, Per Age Christensen në emër të CIDS dhe në emër të MPB-së, Sekretari i Përgjithshëm, Lulzim Ejupi.

Me këtë projekt priten që të ketë efekte të planifikuara për shoqërinë që do të kenë ndikim në Ankorimin më të thellë të profesionalizmit dhe të barazisë gjinore në aranzhimet e përgjithshme organizative dhe menaxheriale të institucioneve të sigurisë dhe mekanizmi i përgjithshëm për ta promovuar integritetin dhe për t’i zvogëluar rreziqet e korrupsionit në institucionet e mbrojtjes dhe të sigurisë në mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe efektive.

Pjesë e këtij projekti janë edhe shtetet si: Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi