Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e Xhamisë së Mehmet Pashës dhe Xhamisë së Qarshisë

Përfaqesues të TIKA, ata të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe Ministria e Kulturës kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për restaurimin e Xhamisë së Mehmet Pashës (Bajrakli) në Prizren dhe Xhamisë së Qarshisë ( Sulltan Muratit) në Prishtinë.

Sekretari i Ministrisë se Kulturës, Veton Firzi pas këtij nënshkrimi falenderoj qeverinë turke për ndihmën e vazhdueshme për ristaurimin e Xhamive qendrore.

“Obligimet e ministrisë janë që punimet të bëhen konform ligjit të trashegemisë kulturore. Shpresojë qe me një punë të përbashket kjo do të ndodhë” tha Firzi.

Kurse ambasadorja turke, Kivilcim Killiç tha se nënshkrimi i sotëm është tejët i rëndesishem për gjenerata brez pas brezi.Sipas saj këto monumente do të jenë lidhje e fortë mes dy popujve në Kosovë dhe Turqi.

‘Jemi mbledhur për monumente mjaftë të rëndesishme. Me punimet që do të bëhen do të përfitojne gjenertat e cila do të trashegohen nga ato të ardhshme. Shpresojmë që këto monumente do të jenë lidhje e fortë
mes dy popujve’ tha ambasadorja turke.

Kurse myftiu i Kosovës, Naim Terrnava tha së këto dy xhami janë xhamitë me unike në ballkan dhe restaurimi i tyre është tejet i rëndësishem.

“Mbrëmë ishte nata e Kadrit, sot ështe një dite e bereqetshme për restaurimin e dy xhamive me të vjetra në Kosovës.Janë unike në ballkan të ndertuar kryesisht nga guri” tha ai duke shtuar se mos restaurimi i deritanishëm i Xhamisë së Qarshisë ka qenë i pa drejtë.

“Ka qenë e padrejtë mos restaurimi i saj e cila që 6 vjet ka qenë e burgosur e rrethuar, duke pasur parasysh se kjo xhani është leternjoftim i kultures se vjeter të Prishtinës. Ka qënë një mos marrëveshje mes komunes dhe Institutit por besojm që tash e tutje kjo do të tejkalohet” tha Terrnava.

Drejtues të TIKA-së u zotuan se do të bëhët puna më e mira e mundeshme për restaurimin e këtyre Xhamive për të cilat sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi.

“Në fakt projektet e restaurimit janë duke u përgaditur nga profesionistë, do të bëhet vlersimi i projektëve dhe pas aprovimit kalojmë në implementim” tha drejtori i TIKA, Hasan Burak Ceran.

Ndryshe Restaurimi i Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë dhe Xhamisë së “Gazi Mehmed Pashës” në Prizren do të bëhet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim- TIKA./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi