Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Hungarisë dhe Kosovës

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, së bashku me ministrin e infrastrukturës, Pal Lekaj, kanë pritur në takim  ministrin e punëve të jashtme të Hungarisë, Pete Szijjarti, të cilët nënshkrujtën një marrveshje bashkëpunimi për implementimin  e projektit të Sistemit Intelegjent të Transportit (ITS).

Për vizitën dhe përfundimin e kësaj marrëveshje me shtetin Hungarez, Pacolli u shpreh mjaft falenderues ndaj homologut të tij për ndihmen që po i jep Kosovës. Nga ana tjetër Pacolli tha se kjo marrëveshje ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit për rritjen e marrëdhënive ekonomike në mes këtyre dy vendve.

“Republika e Kosovës është e interesuar  të inkuroj bashkëpunimin ekonomik të këtyre dy vendeve. Kosovaa dhe Hungaria deri më tani kanë nënshkru një seri marrveshjesh. Kjo marrëveshje  thellon bashkëpinim më qëllim të rritjes së marrëdhënieve ekonomike të këtyre dy vendeve.  Ne jemi të përkushtuar që edhe në vitin 2019 të ndaj një forum të dytë të biznismeneve të këtyre dy shteteve, ne si qeveri kemi bërë të mundurën që të lehtësojm bashkëpunimin e operatorëve ekonomik të dy vendeve. Inkurajoj sektorin privat që të jenë më aktiv”, tha Pacolli

Ndërsa në anën tjetër Minsitri i Punëve të Jashtmë të Hungaresë, Pete Szijjarti, duke  folur për marrëveshjen e nënshkruar mes këtyre dy vendeve, marrëveshje e cila ka një rëndësi të veçant, ai më tutje  theksoi se shteti hungarezë do ta mbështes fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne jemi në mbështjet që ju ta përfundoni dialogun me Serbinë dhe ne do ta respektojmë atë, për shkak se ne ndodhemi në afërsi të Ballkanit dhe e dim çka dmth me pas stabilitet në Ballkan. Ne e kuptojm që një nga themelet e rajonit është përfundimi i suksesësh i dialogut. Nëse nuk ka stabilit atëherë mund të shfaqet sfida e emigratëve”, u shpreh Szijjarti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi