Nënat mund të sinkronizojnë të rrahurat e zemrës me bebin e tyre

Shpesh thuhet se nënat dhe bebet e tyre kanë një lidhje të ngushtë me njëri tjetrin por edhe duke ditur këtë, zbulimi i këtij studimi të ri na çudit akoma më shumë.

Thjesht duke u parë në sy dhe duke i buzëqeshur njëri tjetrit, një nënë mund të sinkronizojë të rrahurat e zemrës me bebin e saj deri në të mijtat e sekondit.

Studiuesit nga “Bar-Ilan University” në Israel zbuluan se afeksioni vizual kishte ndikim në fiziologjinë e një bebi 3 muajsh. Studime të mëparshme me kafshët kanë treguar se ndërveprimi social me prindin mund të ndikojë në trupin e të voglit të tyre, por kjo është hera e parë që diçka e tillë vërehet tek njerëzit.

Gjatë këtij studimi nënat dhe bebet e tyre 3 muajsh u vëzhguan gjatë një ndërveprimi ku të dy shikonin në sy njeri tjetrin. Dhe në këtë moment të dhënat kardiologjike që u morën nga të dy dhe më pas u analizuan treguan se nëna me bebin i sinkronizuan të rrahurat e zemrës me një marzh gabimi shumë të ulët e të papërfillshëm

Me këtë zbulim shkencëtarët vërtetuan se dhe njerëzit si të gjithë gjitarët e tjerë mund të koordinojnë fiziologjinë e tyre. Por ndryshe nga ata të cilët në shumicën e rasteve kanë nevojë për kontakt fizik për ta arritur këtë gjë, një nëne i mjaftonte vetëm shikimi për tu koordinuar me bebin e saj. Nuk dihet ende nëse bebet mund të arrijnë një sinkronizim të tillë me të afërm të tjerë përfshirë këtu dhe babain./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi