Negociatat, Presidentja e KE: Pro hapjes, t’i japim dorën Shqipërisë

Presidentja e sapozgjedhur e KE-së Ursula Von der Leyen është shprehur pro hapjes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke folur për “Spiegel”, Von del Leyen tha se BE duhet t’i japë dorën Shqipërisë pasi nëse mbyllen dyert dëmtohet vetë Europa.

“Jam në favor të hapjes së negociatave. Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me vendet sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Ne duhet t’i japim dorën Shqipërisë. Ne duhet të shtrëngojmë dorën tonë ndaj këtyre shteteve, ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, ne jemi fqinjë dhe nëse e mbyllim derën për këtë rajon, dëmtojmë veten”, ka deklaruar Von der Leyen.

Sipas “Spiegel” BE u ka ofruar disa vende të Ballkanit Perëndimor perspektivat e pranimit për vitin 2025, por ka shtyrë kohët e fundit fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi