SHQIPERIA

Negociatat/ Petrit Vasili ironizon deklaratën e Ramës: Sa injorancë kur përdor sëmundjet për të bërë politikë

Spread the love

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratën e kryeministri Edi Rama teksa foli në një intervistë për “The Irish Times” për përpjekjet që po bën Shqipërinë, me qëllim që BE t’i hapë rrugë çeljes së negociatave.

Me një postim në “Facebook”, Vasili thotë se shefi i qeverisë tregoi injorancë kur përdor “sëmundjet” për të bërë krahasime, ndërsa artikulon për çështje politike.

“Sot perfytyrimi i çartur i tij u ndal te shpjegonte moshapjen e negociatave se Europa e “poshter,e lige,e paarsyeshme” po i pengonte padrejtesisht dhe u rrek ta shpjegoje medikalisht. Europa ishte ne imagjinaten e shperbere te Rames nje mjeke sharlatane qe s’di ç’flet. Dhe Rama fillon si gjithmone krahasimin me semundjet”-shkruan ai.

Postimi i Vasilit:
Edi Rama… sa injorance kur perdor semundjet per politike!? Sa here qe Edi Rama s’ka asnje ide te vlefshme,apo ndonje argument a fakt per te shpjeguar ngerçet dhe sterkembeshet logjike te tij u referohet semundjeve dhe krahasimeve medikale.

Sot perfytyrimi i çartur i tij u ndal te shpjegonte moshapjen e negociatave se Europa e “poshter,e lige,e paarsyeshme” po i pengonte padrejtesisht dhe u rrek ta shpjegoje medikalisht. Europa ishte ne imagjinaten e shperbere te Rames nje mjeke sharlatane qe s’di ç’flet. Dhe Rama fillon si gjithmone krahasimin me semundjet.

Ai di vetem emrin e nje semundjeje ate te kancerit. E perdor kot,vend e pa vend. E fut fantazia e tij kancerin ne salla operacioni,ne zyra politike,ne mitingje fshatrash,ne intervista televizive ku shkumezon jarge histerie.

Ky kryeminister i papergjegjshmem, kunder cdo politike e perceptimi boteror te perparuar krijon stigmë per kancerin si fatalitet, si nje fund pa kthim.

Nje univers mjeksor mbareboteror punon per te kunderten,pra per ta mundur semundjen dhe per ta humanizuar ate. Por Edi Ramen nuk ka kush ta informoje qe duke folur e sterfolur ,duke perdorur e shperdorur kancerin, vetem demton punen e te tjereve dhe demostron nje injorance sa te thelle aq edhe vulgare e cinike.

Mos e perdor kancerin kryeminister,kur nuk ndihmon dot te pakten mos demto ate qe te tjeret ane e mbane globit e ngrene me shume mund,djerse dhe dije,une te mirekuptoj qe ti dijen ne teresi dhe ate mjeksoren ne vecanti e urren. Lexojeni c’tha sot Edi Rama per Shqiperine ,Europen dhe integrimin e bllokuar vetem per shkak te tij tek “The Irish Times”:

“Ata (Europa)thonë që ju duhet të operoni në këtë trup dhe ne themi po, sepse ky djalë ka kancer dhe pastaj ata pyesin gjatë operacionit pse nuk po vrapon. Epo, së pari ai duhet të dalë nga salla e operacionit të shërohet dhe më pas të vrapojë”.

Related posts

Basha: Ta harrojnë se Tahirin do e dënojnë për krime të lehta

dritatv

Protesta, Zheji: Jemi në pikën më kritike, qeveria e shkëputur nga realiteti

dritatv

8 Marsi, Isa Sakja: Gezuar 8 Marsin të nderuara zonja të qytetit tim!

dritatv

Leave a Comment