Negociatat/ “Ne jemi dëmi kolateral”, Rama për mediat irlandeze: Jam optimist për vendin tim, jo për atë që po ndodh në BE

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat irlandeze për çështjen e negociatave, kur duhet të ketë dhe një vendim nga BE për Shqipërinë.

Për gazetën Irlandeze “Irish Times”, kreu i qeverisë shqiptare thekson se nuk është optimist për atë që do të ndodhë javën tjetër me negociatat. “A jam optimist? Jo”, deklaroi Rama për Irish Times.

“Nuk ka shumë për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme”, shprehet kryeministri Rama.
Ndërsa Holanda, Danimarka dhe të tjerë dëshirojnë që Shqipëria të bëjë më shumë për të luftuar grupet e korrupsionit dhe mafies, Rama e konsideron vendin si viktimë e ndarjeve të BE-së dhe një debati të udhëhequr nga francezët se si duhet të reformohet para se të zgjerohet më tej.

“Ne jemi dëmi kolateral”, argumenton Rama. “Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet – ne jemi kopshti”.

“Ne pastruam aq shumë sa Gjykata Kushtetuese është fshirë praktikisht. Dhe tani në BE na thonë “Mirë, ju pastruat por nuk keni Gjykatë Kushtetuese”.

“Ata thonë që ju duhet ta operoni këtë trup dhe ne themi po, sepse ky djalë ka kancer dhe pastaj ata pyesin gjatë operacionit pse nuk po vrapon? Epo, së pari ai duhet të dalë nga salla e operacionit dhe të rimëkëmbet dhe më pas të vrapojë”, deklaron Rama më tej.

“Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtar i BE javën tjetër. Ne e dimë që nuk mund ta bëjmë këtë pa një Gjykatë Kushtetuese. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit… e cila mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni pas 10 vjetësh”, ka thënë kryeministri Rama për Irish Times.

  1. 1
  2. 2
- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kryeministri Haradinaj priti në takim liderin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmetin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me të cilin ka...

Aplikimet në universitete. Zbulohen kriteret për Drejtësinë dhe Universitetin Bujqësor

Fakulteti i Drejtësisë mbetet ndër më të preferuarit për kandidatët e rinj për studentë, por për t’u regjistruar aty duhen plotësuar disa kushte, një...

Transferohen disa prej të dënuarve

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e së martës, me magnitude 6.4 dhe me qindra pasgoditje...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...