Kreu i shtetit Ilir Meta i pyetur në bashkinë e Pustecit për tre vendet skeptike për negociatat, tha se duhet të angazhohemi në mënyrë bashkëpunuese.
Meta ka çelur sezonin turistik në zonën e Pustecit, dhe liqenin e Prespës, bashkë me autoritetet vendore.
Ai premtoi se disa ditë të pushimeve të tij verore do i bëj në liqenin e mrekullueshëm të Prespës, duke theksuar see më përparësi ka zhvillimi dhe promovimi i turizmit në këto zona.
“Ftoj turistet te shijojnë bukuritë perrallore e te pakonkurrueshme te kesaj zone, mikpritjen e jashtezakonshme dhe gatimet tradicionale te zones. Duke ruajtur identitetin, traditat dhe vlerat e shkëlqyera të minoritetet maqedonas, Bashkia e Pustecit mund të shndërrohet në njërën nga bashkitë më të begata të vendit. Me përparësi zhvillimi dhe promovimi i turizmit”, tha Meta.
I shoqëruar nga autoritetet vendore ai vizitoi Kishën e Shen Mhillit në Pustec dhe ishullin e Maligradit. “Kjo perlë e natyrës, destinacion atraktiv i turizmit, që duhet vizituar”, tha ai.
Top Channel