Në vitin 2019 rritja ekonomik do të jetë 4.7 për qind

Komisioni  për Buxhet dhe Financa, po shqyrton Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019 si dhe Projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke folur për planifikimet buxhetore, ka vënë në theks se rritja ekonomike për vitin 2019 do të jetë 4.7 për qind.

Sipas tij, të hyrat totale buxhetore pritet të jenë mbi 1 miliard e 400 milionë euro.

“Ky draft-buxhet është aprovuar nga Qeveria si një produkt i nxjerr nga një proces gjithëpërfshirës. Si i tillë ky draft adreson prioritetet e institucioneve tona për përmirësim të jetesës së qytetarëve.Rritja ekonomike pritet të jetë 4.7% në terma real. Sa i përket çmimeve pritet një stabilitet i theksuar. Projeksionet mbi të hyrat janë të ndërtuara mbi parimet: politikat tatimore do të jenë mbështetës të sektorit privat, ATK dhe Dogana do të përmirësohen tutje, do të luftohet informaliteti, të hyrat totale buxhetore pritet të jenë mbi 1 miliard e 400 milionë”, tha Hamza./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

S’përmbushën detyrat, shkarkohen 3 drejtorë të AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shkruar sot 3 krerët e drejtorive rajonale. Burime raportojnë se sot është firmosur urdhri për shkarkimin e Merita Mëçalla, drejtore...

Facebook gjurmon vazhdimisht vendndodhjen e përdoruesve të tij

Facebook pranoi se mbledh vazhdimisht informacione për vendndodhjen e secilit prej përdoruesve të tij, pavarësisht nëse ata...

Zoti ekziston dhe drejton gjithçka, ja provat nga shkencëtari i njohur!

Shkencëtari i njohur: Zoti ekziston dhe drejton gjithçka, ja provat! Michio Kaku është i njohur për kontributin e tij intensiv në shkencë, një nga shkencëtarët...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...