Në tre vitet e fundit janë parandaluar 645 vetëvrasje nga urat e Stambollit

Policia turke ka shpëtur jetët e 645 personave të cilët kishin tentuar të kryejnë vetëvrasje duke u hedhur nga urat e Stambollit në tre vitet e fundit.

Në vitin 2015, Zyra për Siguri në kuadër të policisë së Stambollit themeloi një “ekip negociues” i cili është përgjegjës për urat në qytet, me qëllim të parandalimit të tentativave për vetëvrasje nga urat Dëshmorët e 15 Korrikut, Fatih Sultan Mehmet Bridge dhe Yavuz Sultan Selim.

I përbërë nga 25 oficerë policie, ekipi në fjalë fillimisht ishte trajnuar në fushat e psikologjisë, komuniukimit gjatë situatave të krizës, bindjes, gjuhës së trupit dhe kontrollit të mllefit.

Pjestari i ekipit, Mehmet Ali Demir, thotë se gjëja e parë që bëjnë është se njihen me personin i cili tenton të vetëvritet.

Demir thotë se metoda e tyre gjatë trajtimit varet shumë nga informacionet të cilat i marrin ndërkohë për personin në fjalë.

“Fillimisht, largojmë kureshtarët nga ura. Nuk bëjmë kontakt fizik me personin me të cilin negociohet së paku për një një orë e gjysmë”, tha për AA anëtari tjetër i ekipit, Saadettin Çakır.

Çakır rrëfen se një i ri, të cilin e kishin bindur të mos vetëvritet, pas disa vitesh i kishte vizituar me diplomë universitare.

Në një tjetër rast, thotë ai, një student ishte varur nga ura dhe po mbahej për rrethojën e sigurisë, ndërkohë që kishte vërejtur gjatë negociatave se duart e tij po rrëshqisnin ngadalë.

“Kur e pyeta nëse dëshiron ta ngre lart, ai më tha: ‘Shpëtom, vëlla’, pas çka dhe e ngrita lart mbi urë”, tregon Çakır.

Pjestarët e ekipit ne fjalë thonë se është e një rëndësie jetike të kuptohen arsyet të cilat çojnë drejtë tentativës për vetëvrasje./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi