Në Spanjë janë të sigurtë, Hysaj “përqafon” Simeonen tek Atletico

E ardhmja e Elseid Hysaj është vendosur. Pritet vetëm zyrtarizimi, por në Spanjë janë të sigurtë se mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë do të transferohet tek Atletico Madrid. Zërat qarkullonin prej javësh, ndërsa është e përditëshmja iberike “Marca” që jep konfirmime, duke publikuar shifrat e këtij operacioni në merkato.

Hysajjjjj

Duke qëndruar në raportimin e gazetës madrilene, tratativat e fundit mes palëve kanë patur rezultate pozitive dhe Napoli është i gatshëm të shesë Hysaj për 15 milion euro. Tranferimi në La Liga mund të jetë zgjidhja më e mirë në karrierën e anësorit kuqezi. Hysaj ishte një lojtar i padiskutueshëm në formacion, kur Napoli drejtohej nga Maurizio Sarri, por humbi këtë status që në momentin, kur në pankinë u ul Carlo Ancelotti.

Copyright Sscn Hysaj Elsii 1907121813

Që nga ai moment, futbollisti shqiptar ishte në kërkim në një skuadre tjetër, ndërsa ofertat nuk mungonin, përfshirë ato nga Premier League angleze. Por, Atletico Madrid është skuadra që i përshtatet ndoshta më shumë karakteristikave të Elseid Hysaj. Ekipi spanjoll drejtohet nga Diego Pablo Simeone, një trajner i fiksuar me lojtarët taktikë dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka treguar se zbaton me përpikmëri skemat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi