Në Somali Turqia dërgoi ndihma mjekësore

Një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për Somalinë me ndihma mjekësore kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Vazhdojnë ndihmat e Turqisë për të mbështetur luftën kundër COVID-19, në vendet e prekura nga pandemia në mbarë botën.

Në këtë drejtim, avioni ushtarak kargo A400M pasi u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore të parapërgatitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke, u nis drejt Somalisë nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.

Turqia më parë ka dërguar ndihma mjekësore edhe për Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi