Në “sitën” e Vettingut zv.prokurori i Prokurorisë së Korçës

Elsion Sadiku, zv.prokuror i Prokurorisë së Korçës dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka dalë përpara KPK për seancën dëgjimore.

KPK tha se ILDKPKI ka dorëzuar raportin ku rezulton se pasuritë e tij janë në rregull. KPK konstaton se prokurori Sadikaj ka qenë bashkëpunues gjatë hetimit. Elsion Sadikaj ka deklaruar pasuri: Bashkëpronar toke bujqësore, sipas ligjit 7501 me sipërfaqe 16mijë m2. 2. Blerje për pajisje klinike dentare për bashkëshorten. Kontratë kapari për blerje apartamenti 108 m2, prej të cilës ka paguar 13 mijë euro, të cilat më pas janë kthyer mbrapsht për shkak të anulimit të shitjes. Në lidhje me këtë apartament është marrë edhe kredi.

Në një denoncim publik për dy pedagogë në Korçë për parregullsi gjatë punës dhe master të rremë të dekanit të universitetit “Fan Noli” dhe gruas se tij. Nga hetimi rezulton se shtetasi A.D. ka depozituar kallëzim ndaj dekanit dhe rektorit të Korçës. Sipas KPK, Subjekti i rivlerësimit në qershor 2015 ka marrë vendim për “pushim çështjeje” me arsyetim, se nuk plotësohen elementë të veprës penale. Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se subjekti nuk ka kryer veprime të plota dhe shteruese të pjesëmarrje dhe diplomim në Bullgari, ku provimet jepeshin në bullgarisht apo anglisht, ndërsa dy të dyshuarit (burrë e grua) nuk kanë paraqitur akte të njohjes së kësaj gjuhe.

Po ashtu, sa i përket anës profesionale, prokurori Elsion Sadiku nuk ka pasur probleme.

Sipas KPK, bazuar në kallëzimin e një qytetari, palë në një proces, i cili ka pretenduar ekspertim të rremë nga një grup ekspertësh, rezulton se Sadiku nuk ka kryer veprime të plota për të verifikuar mundësinë e një kallëzimi të rremë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi