Në Shqipëri fillon Ministeriali Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor

Në Shqipëri ka filluar punimet Ministeriali Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor për çështjet e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Ministeriali dyditor ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian (BE) dhe vende të tjera.

Në këtë takim marrin pjesë komisionerja e BE-së për Çështjet e Drejtësisë, Vera Jourova, komisioneri i BE-së për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Austrisë, e cila ka presidencën e radhës të BE-së dhe delegacione nga vende të tjera anëtare të BE-së.

Gjithashtu në ditën e parë të takimit marrin pjesë edhe ministrat e Drejtësisë dhe zyrtarë të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dita e parë e ministerialit i kushtohet çështjeve të drejtësisë dhe dita e dytë që mbahet nesër punëve të brendshme. Në fund të ditës së parë të takimit do të mbahet konferenca e shtypit e eurokomisioneres Vera Jurova, ministrit të Drejtësisë të Austrisë, Josef Moser dhe ministres së Drejtësisë të Shqipërisë, Etilda Gjonaj.

Ndërkohë para fillimit të ministerialit, ministri austriak i Drejtësisë, Josef Moser, realizoi një takim me ministren e Drejtësisë të Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ku gjatë takimit është theksuar se Austria do të mbështesë Shqipërinë në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në luftën e saj kundër korrupsionit. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi