• Home
  • LIVESTYLE
  • Në Shkup fillon Festivali i filmit europian “Cinedays”
LIVESTYLE

Në Shkup fillon Festivali i filmit europian “Cinedays”

Spread the love

Në periudhën mes 8 dhe 18 nëntorit, në organizim të Qendrës Kulturore Rinore, Shkupi do të jetë nikoqir i festivalit më të madh të filmit evropian “Cinedays”.

“Me krenari mund të them se Shkupi është qyteti i vetëm që vazhdon traditën e festivalit evropian të filmit ‘Cinedays'”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Peter Shilegov, në konferencën për mediat me rastin e edicionit të 17-të të Festivalit të filmit evropian “Cinedays”.

Shilegov në fjalimin e tij tha se “Cinedays” është një projekt evropian i cili filloi 17 vite më parë nga dy punonjës të shkëlqyer filmik, Pedro Almodovar dhe Viviane Reding.

“Me krenari mund të them se Shkupi është qyteti i vetëm që e ndjek këtë traditë. Për fat të keq, ky manifestim i filmit evropian është shuar në Evropë, megjithatë ne, me këmbënguljen tonë shkupjane ose kokëfortësinë tonë shkupjane e mbajmë këtë festival gjallë”, theksoi Shilegov.

Organizatorët e festivalit, nga programi gala që është plot me emra regjisorësh të shquar me çmime filmike nga festivale në Kanë, San Sebastian, Venecia, Berlin, Rotterdam, veçuan filmin “The Favourite” nga Giorgos Lanthimos, një film, premiera e të cilit u mbajt në festivalin e Venecias ndërsa në Shkup vjen para shfaqjes nëpër kinematë.

Në konferencën për media gjithashtu u paralajmërua edhe premiera maqedonase e filmit “Hay” nga regjisori maqedonas Vasil Hristov, me të cilin do të përmbyllet edicioni i sivjemë i “Cinedays”./Rtv Drita/

Related posts

Udhëzime për përdorimin e teknologjisë për fëmijët e të gjitha moshave

dritatv

VJESHTA PO ZHVISHET! Nga: Luan Sheshi

dritatv

Kosovë, regjisori i njohur turk xhiron filmin “Shpata prej Druri”

dritatv

Leave a Comment