në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i ka dedikuar një status të veçantë në rrjetet sociale, përdorimit të librave shkollorë nga Shqipëria për shqiptarët në Serbi

“Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes @Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi”, shprehet Shahini, ndërsa nënvizon se ka filluar tashmë edhe financimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore.

Në lidhje me këtë, ajo thekson “se besojmë fuqishëm që fëmijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim”.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini nënvizon faktin se “komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij”. Njëkohësisht, nuk lë pa përgëzuar edhe Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn për angazhimin e tij dhe kontributin për një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Udhëzimi për lehtësimin e trafikut nuk zbatohet

Në hyrje të Elbasanit vijon lëvizja e autoshkollave dhe kamionëve, ndërkohë që udhëzimi i Ministrisë së Brendshme kufizon qarkullimin e automjeteve me tonazh të...

Disa statistika përpara sfidës së rëndësishme të kuqezinjve me Izraelin

Mbrëmjen e kësaj të diele, duke nisur nga ora 20:45, kuqezinjtë e Shqipërisë do të zbresin në fushën e blertë të stadiumit “Toto Turner”...

Pse duhet të hani në të njëjtën orë çdo ditë?

Dinamika e jetës ndonjëherë na kushtëzon që të mos ushqehemi me rregull, e aq më pak të ushqehemi çdo ditë në një njëjtën kohë. Mirëpo,...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...