“Në rast të formimit të Ushtrisë së Kosovës …”

Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Salvatore Cuoci, ka deklaruar se në rast të formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, anëtarët e NATO-s individualisht do të vendosnin për qëndrimin e tyre në Kosovë.

Ai në një intervistë për Vecernje Novosti vuri në dukje se NATO tani nuk ka plane për të ndryshuar ose reduktuar misionin në Kosovë.

“Formimi i forcave të armatosura të Kosovës është një vendim i institucioneve të Kosovës, në përputhje me procedurat kushtetuese. Në rast të formimit të forcave të armatosura, anëtarët e Aleancës do të vendosnin individualisht nëse forcat e KFOR-it do të qëndronin në territorin e Kosovës”, tha gjenerali italian.

I pyetur nëse KFOR-i i trajnon anëtarët e FSK-së, gjenerali Cuoci tha se KFOR-i “në mandatin dhe detyrat e tij mbështet zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së që duhet të jenë në gjendje t’i përgjigjen situatave të krizës”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi