Në protestë për ujin, në Otllak të Beratit ndoten burimet e ujësjellësit

Uji në rubinetat e shtëpive të njësisë administrative të Otllakut në Berat vjen i ndotur.

Uji, që sipas banorëve është përzierë më ujërat e zeza, as nuk mund të konsumohet dhe as të përdoret për gatime.

Tre ditët e fundit situata është përkeqësuar. Kjo gjendje prek 500 familje, anëtarët e të cilave protestuan këtë të martë.

Autoritetet janë në dijeni të problemit, por ende nuk kanë gjetur shkakun e ndotjes së ujit.Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi