Në protestat në kufirin me Gazën, 8.000 palestinezë të plagosur

Numri i palestinezëve të plagosur si pasojë e përdorimit të forcës joproporcionale nga ushtria izraelite në protestat paqësore të mbajtura nga 30 marsi në kufirin e Gazës nën rrethim ka arritur në afro 8.000.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Eshref Kudra deklaroi se si pasojë e ndërhyrjeve të ushtrisë së Izraelit në protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh”, të organizuara në kufirin e Gazës, janë plagosur 7.945 persona.

Ai vuri në dukje se 100 nga të plagosurit janë stafi i ndihmës së parë që japin shërbime shëndetësore në protesta. Kudra thotë se ushtria izraelite ka sulmuar 25 ambulanca me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

– Marshimi i Kthimit të Madh

Palestinezët, që nga dita e premte më 30 mars në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës që gjendet nën bllokadën e Izraelit.

Ushtarët izraelitë janë duke hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Në protesta deri më tani janë martirizuar 50 palestinezë, në mesin e të cilëve ka gazetarë dhe persona nën moshën 18 vjeçare ndërsa 8.000 të tjerë janë plagosur.

Palestinezët planifikojnë që këto protesta të vazhdojnë deri më 15 maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi