Në operacionin “Dega e Ullirit”, neutralizohen 597 terroristë

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të cilin e filluan Forcat e Armatosura Turke janë neutralizuar 597 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një njoftim rikujton se operacioni “Dega e Ullirit”, ka nisur më 20 janar 2018 nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit.

Në njoftim thuhet se operacioni po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë dhe se në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv po merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjeve të terroristëve, duke treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohet asnjë civil/person i pafajshëm.

“Në operacionet ajrore të kryera gjatë natës nga Forcat Ajrore janë neutralizuar gjithsejt 44 objektiva të cilat përdoreshin si strehimore, pozicione, depo të armëve dhe pika të armatimeve që u përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH. 25 avionë të cilët kanë marrë pjesë në operacione janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurtë. Janë plagosur katër pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane, të cilët nuk janë në rrezik për jetën. Sipas informacioneve nga rajoni, në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’ gjatë natës janë neutralizuar 40 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it. Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më tani ka arritur në 597”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se operacioni “Dega e Ullirit” i mbështetur me operacionin ajror dhe me mjete mbështetëse të zjarrit nga toka, po vazhdon në mënyrë të suksesshme ashtu siç është planifikuar./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi