Në Maqedoni për herë të parë është realizuar një ndër operacionet e rralla nga Dr. Ilir Hasani!

Doktori i mirënjohur, traumatologu Ilir Hasani nga dita në ditë shënon suksese të reja. Inovacionet dhe praktikat e tij bëjnë xhiron në klinikat e rajonit por edhe më gjërë. Së fundmi bëhet fjalë për qasje moderne operative anteriore në trajtimin e thyerjeve te acetabulumit (filxhanit të kërdhokulles) e ashtuquajtura – qasje intrapelvike e përparme (anterior intrapelvic approach).

Dr. Ilir Hasani për këtë operacion të rrallë tha: “Deri më tani të gjitha operacionet janë realizuar me qasje të përparme të ashtuquajtur qasja ilioinguinale sipas Letournelit, të cilën qasje në Maqedoni e ka sjellur para 20 viteve prof.Saveski, dhe tani më është qasje e përditshme rutinore që e përdorin në kliniken e traumatologjisë dhe i jam shumë mirënjohës, prof. Saveskit që më ka mësuar për këtë tip të operacionit”

Por se si erdhi deri tek inovacion Dr. Hasani, ai shpjegon më tepër për Pa Censurë: “Duke shfletuar literaturën dhe duke marrë pjesë në kongrese boterore, hasa në këtë lloj të intervenimit kirurgjik, që ka shume prioritet në krahasim meoperacionin sipas Letorunelit në aspektin e stabilizimit dhe rehabilitimit shumë të shpejtë për pacientin, duke e yvogëluar dukshëm morbiditetin postoperativ, po për operatorin është shumë më e vështirë. Kjo qasje është inovuar për here të parë në Spitalin Qendror Univerzitar në Helsinki nga dr. Hilvensaro (sipas të cilit edhe e ka marrë emrin), si dhe nga Jan Lindahl, me të cilin kam komunikuar dhe mbaj komunikim permanent në lidhje me ketë lloj operacioni./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi