Në kufi me Jemenin vdesin 4 ushtarë sauditë

 

 

Autoritetet në Arabinë Saudite, thonë se të paktën katër ushtarë kanë vdekur në detyrë, në kufirin që ka ky shtet me Jemenin.

Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve ushtarakë të paidentifikuar, agjencia saudite e lajmeve, SPA, shkruan se ushtarët kanë humbur jetën “gjatë shërbimit patriotik për atdheun”, por duke mos treguar arsyet e vdekjes së ushtarëve në kufi me Jemenin e kapluar nga lufta.

Jemeni u përfshi në një luftë civile në 2014, kur milicia shiite Husi mori pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana, duke detyruar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të transferohej në qytetin bregdetar të Adenit.

Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë nisën fushatë ushtarake që kishte për qëllim të zmbrapsë lëvizjen Husi dhe të mbështesë qeverinë e Jemenit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi