“Në krah të mikut”/ Putin, 1.5 miliardë $ Bjellorusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ra dakord me homologun bjellorus për një hua prej 1.5 miliardë dollarësh për Minskun, edhe pse siç tha se populli bjellorus duhet ta zgjidhë krizën pa ndërhyrje nga jashtë.

Dy liderët u takuan në Soçi të Rusisë, hera e parë që gjendeshin ballë për ballë që nga fillimi i protestave kundër regjimit në Bjellorusi muajin e kaluar. Shkak i protestave është bërë rizgjedhja e diskutueshme e presidentit bjellorus në zgjedhjet e 9 gushtit.

Lukashenko, i cili është në pushtet qe prej vitit 1994, fajëson “ndërhyrjet e huaja” për protestat. Policia ka arrestuar dhe rrahur brutalisht mijëra tubues, veprime këto që janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Përveç njoftimit për huanë, Putin sinjalizoi edhe mbështetje ushtarake për Lukashenkon, duke thënë se bashkëpunimi në mbrojtje mes dy vendeve do të vazhdojë.

Të hënën, trupat ruse filluan stërvitje të përbashkëta me ushtarë bjellorusë, e Putini po ashtu i mbështeti planet për reformën kushtetuese në Bjellorusi, të shpallura më herët nga Lukashenko edhe pse thekson nga ana tjetër se u takon bjellorusëve ta zgjidhin vetë krizën.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ngjarja tek ish-Blloku, të plagosurit jashtë rrezikut

Nga përplasja me armë mbrëmjen e djeshme në Bllok u vra Fabiol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ky i fundit dhe Eljon Hato janë...

Itali, në progamin e qeverisë ndalohet pjesëmarrja e masonëve

Në programin e qeverisë së mundshme që mund të formohet në mes të partisë "Lega Nord" (Lidhja Veriore) dhe Lëvizjes "5 Yjet" (M5S) në...

Haradinaj e “zë ngushtë” drejtorin e KEK, ja çfarë e pyet

A ju keni dhanë punëtoreve të KEK-ut qymyr? Ishte kjo pyetja që Daut Haradinaj i bëri drejtorit të KEK-ut Arben Gjukës gjatë raportimit të...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...