Në jug të Tripolit janë gjetur kufoma të mercenarëve të huaj

Në një deklaratë me shkrim nga ministria, thuhet se njësitë e ushtrisë gjetën kufoma të mercenarëve të huaj në një prej pikave në zonën Salah al-din në jug të kryeqytetit të pastruara nga milicët e Haftarit, liderit puçist të forcave jolegjitime në lindje të vendit.

Thuhet se për të zbardhur faktet në lidhje me mercenarët e huaj, është kryer një punë e përbashkët me njësitë përkatëse të sigurisë dhe autoriteteve gjyqësore.

Pas përfundimit të hetimit, Ministria e Jashtme e Libisë do të paraqesë raportin e përgatitur lidhur me këtë çështje si një provë shtesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) lidhur me praninë e mercenarëve të huaj në Libi.

Zyra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab” nga llogaria e saj në rrjetin social postoi fotografitë e pajisjeve që dolën mbi kufomat e ushtarëve të huaj mercenarë. Në fotografi ka tërhequr vëmendjen se mbi një ushtar janë gjetur një shumë me kartmonedha të rubles ruse.

– Kurthe me mina të prodhimit rus kundër personelit

Në një deklaratë tjetër nga Zyra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab”, është postuar një fotografi ku njësitë e ushtrisë në zonën e pastruar nga milicët e Haftarit, kanë konfiskuar një minë kundër personelit (anti-personnel mine) me copa thërrmuese të tipit MON-100 prodhim rus e cila ishte vendosur për kurth.

Ushtria e Libisë kohët e fundit ka kryer një sërë operacionesh ushtarake të suksesshme kundër milicëve të Haftarit. Qeveria libiane të hënën largoi nga baza ajrore strategjike Al-Watiya milicët e Haftarit dhe vazhdoi pastrimin e milicëve nga zona të ndryshme në rajonet në perëndim.

Duke përparuar drejt zonave Salah al-din dhe Al-Mashru në jug të Tripolit, njësitë e ushtrisë kanë rimarrë nga milicët e Haftarit pikat kritike në rajon dhe kanë vendosur kontrollin në kampin ushtarak Al-Tekbali që ndodhet në këtë zonë. U zbulua se milicët e Haftar vendosin kurthe të shumta me mina në vendbanimet civile derisa tërhiqen nga frontet e tyre në jug të Tripolit.

Kompania e sigurisë Wagner që i përket Yevgeny Prigozhin i cili njihet me nofkën “shefi” për shkak se drejton punën e ushqimit në rezidencën e Kremlinit, thuhet se ka mbi 1.000 ushtarë mercenarë në Libi të cilët luftojnë në vijat e nxehta të frontit në emër të Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Xhamia në maje të shkëmbit atraksion turistik

Në një lartësi mbidetare prej 3.200 metra në shkëmbin e quajtur Kirklar, xhamia tërheq besimtarët por edhe të apasionuarit pas natyrës, të cilët i...

Kurti vendos lule tek varri i Alija Izetbegoviç dhe të monumenti i 1.601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tijë në Sarajevë nuk ka lënë pa kujtuar viktimat e genocidit serbë në Bosnje e Hercegovinë,...

Haradinaj i penduar që la karrigen e kryeministrit, kthehet pa zhurmë në zyrën e tij

Mbrëmë pasmesnatës në Kosovës erdhi nga Haga Ramush Haradinaj. Nga Haga, Haradianj planifikoi që sot me fillim prej orës 14:00 do të mbahet mbledhja e...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...