BOTA

Në haxh me biçikletë, nga Londra deri në Medine

Spread the love

Një grup i quajtur “Tour de Hajj” i përbërë prej 8 personash të cilët më 7 qershor janë nisur nga Londra dhe synojnë të arrijnë në Medine për 60 ditë kanë arritur në Turqi.

Tetë biçikletistë të cilët nga njëra anë synojnë të shkojnë në haxh, ndërsa nga ana tjetër të ofrojnë mbështetje financiare për vëllezërit e tyre muslimanë në botë, janë nisur nga kryeqyteti britanik, Londra, kanë arritur në Stamboll ku edhe kanë falur namazin e xhumasë në xhaminë Sultanahmet.

Biçikletistët britanikë muslimanë në rrugëtimin e tyre kanë 17 shtete si dhe 6.500 kilometra, ndërsa pasi të vizitojnë vendet fetare në Stamboll, Bursa dhe Konya do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre nëpërmjet Egjiptit, për arsye se nuk është e mundshme të bëhet në Siri dhe Irak.

Ata synimet dhe përshtypjet e tyre në lidhje me Turqinë i treguan në një intervistë për Anadolu Agency (AA).

– “Muslimanëve që dëshirojnë të shkojnë në haxh dhe nuk kanë para i sugjeroj biçikletën”

Junaid Afzal, tha se në rrugëtimin e tij për në haxh të cilin e nisi me emocione të mëdha, një ndër ëndërrat më të mëdha të tij është ta shohë Stambollin.

“Gjatë rrugëtimit tonë gjithashtu synojmë të mbledhim 500 mijë sterlinë për të përdorur në ndihma humanitare, xhami dhe shkolla”, u shpreh ai.

“Të gjithë muslimanët që dëshirojnë të shkojnë atje i sugjeroj që të provojnë të shkojnë me biçikletë. Kjo plotësisht varet prej dëshirës dhe qëllimit”, tha Afzal më tej.

– “Padyshim është një udhëtim i shenjtë”

Zain Lambat, tregoi se të gjithë anëtarët e grupit në këtë rrugëtim të vështirë kanë filluar me emocione të mëdha. “Ky padyshim është një udhëtim i shenjtë”, u shpreh Lambat, duke treguar se për herë të parë shkon në haxh dhe Arabinë Saudite.

Ai më tej duke potencuar se gjatë udhëtimit të tyre janë njoftuar me njerëz të mrekullueshëm, tha se kanë kaluar momente shumë të shkëlqyera.

Lambat tregon se tashmë janë në shtetin e 15-të, pas së cilës synojnë të kalojnë në Egjipt me avion, pasi është e pamundur të kalojnë me biçikleta. “Stambolli është një qytet i mrekullueshëm. Të gjithë ekipi ëndërronte që të vijmë në Stamboll”, tha ai.

Edhe ai thekson se edhe pse si ide është e vështirë, pas qëllimit të mirë patjetër do të arrijnë në sukses.

“Patjetër të gjithë muslimanëve i sugjeroj që të shkojnë me biçikletë në haxh”, thotë Lambat.

Related posts

SHBA-të do të bashkëpunojnë me Turqinë në zonat e çliruara në Siri

dritatv

Vazhdojnë protestat në Jordani, kërkohet heqja e masave të kursimit

dritatv

SHBA, muslimanët janë grupi fetar më i diskriminuar

dritatv

Leave a Comment