Në Gutën Lindore po përjetohet skena më e dhimbshme e luftës

Guta Lindore në Siri e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit të Bashar al Asadit është bërë skena më e madhe e katastrofës së luftës civile. Rreth 400 mijë civilë ku gjysma e tyre janë fëmijë luftojnë për mbijetesë ndaj sulmeve intensive, mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve ku dhe në muajin e fundit është shtuar numri i foshnjave që humbasin jetën duke mos u rezistuar këtyre kushteve.

Guta Lindore ndodhet vetëm 10 kilometra nga qendra e kryeqytetit Damask i cili është nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Rajoni prej 104 kilometra katrorë që përfshin disa zona dhe komuna në lindje të Damaskut, që nga fillimi i luftës është përballur me sulme të mëdha.

Regjimi dhe grupet e huaja mbështetëse të tij kanë vendosur nën një rrethim ushtarak Gutën Lindore që nga viti 2012 dhe kushtet e jetesës janë përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Ky rajon u bë i njohur për herë të parë në gushtin e vitit 2012 ku si pasojë e një sulmi me armë kimike nga regjimi humbën jetën mbi 1.400 civilë.

Pas rrethimit të Halepit i cili përfundoi në dhjetorin e vitit të kaluar me përpjekjet e Turqisë, regjimi dhe mbështetësit e tij u përqendruan në Gutën Lindore.

Guta Lindore u përfshi brenda rajoneve për uljen e tensioneve në takimin e Astanas më 3-4 maj të mbajtur mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit ku Rusia si vendi garantues i regjimit më 22 korrik njoftoi hyrjen në fuqi të armëpushimit.

Por, regjimi i Asadit vazhdoi sulmet tokësore dhe ajrore duke intensifikuar rrethimin në këtë rajon ku jetojnë reth 400 mijë civilë.

Deri në muajin prill të këtij viti në Gutën Lindore pavarësisht se ishte e kufizuar mund të sigoruhej hyrja e ushqimeve nëpërmjet rrugëve ilegale, tuneleve të fshehta dhe tregtarëve, por që pas periudhës në fjalë është bërë e pamundur hyrja e produkteve ushqimore dhe ilaçeve në këtë rajon. Kjo situatë ka vështirësuar edhe më shumë jetën e përditshme për popullatën e rajonit.

Si pasojë e sulmeve që janë ashpërsuar që nga 14 nëntori kanë humbur jetën më shumë se 150 civilë.

– Është shndërruar në një varrezë fëmijësh dhe foshnjash

“Arma e urisë” e cila përdoret nga regjimi ka goditur më së shumti fëmijët dhe foshnjat të cilët përbëjnë gjysmën e popullatës së rajonit me një popullsi prej 400 mijë banorësh.

Sipas infromacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga spitali periferik Ihtisas i Damaskut, bëhet e ditur se që nga viti 2014 e deri tani kanë humbur jetën 527 foshnja.

Teksa në vitin 2014 ka qenë 15 numri i foshnjave të vdekura nga mungesa e ilaçeve dhe urisë të shkaktuar nga rrethimi kjo shifër në 10 muajt e parë të vitit 2017 është rritur në 227.

Sipas të dhënave të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) mësohet se vdekjet foshnjore vazhdojnë të rriten. Në një deklaratë më 10 dhjetor UNICEF njoftoi se 137 fëmijë të moshave 7-17 vjeç duhet të evakuohen urgjentisht për trajtim mjekësor.

UNICEF gjithashtu edhe në një deklaratë më 29 nëntor ka vënë në dukje se që nga fillimi i luftës e deri më tani ka arritur në nivelin më të lartë kequshqyerja e fëmijëve.

Në shumë raste të filmuara nga AA-ja janë paraqitur situatat e fëmijëve dhe foshnjave të cilëve u dukeshin të gjitha kockat dhe të cilët nuk kanë asnjë mënyrë tjetër veçse të prisnin vdekjen.

Në mesin e këtyre janë fëmija Ravan që pavarësisht moshës 8 vjeçare peshonte 8 kg, foshnja Seher që ndërroi jetë kur ishte një muajshe si dhe foshnja Kerim që humbi nërin sy dhe nënën e tij teksa ndodhej në krahët e saj.

Gjithashtu muajin e kaluar u mbyllën edhe shkollat të cilat do të ushqenin shpresat e së ardhmes të fëmijëve që luftojnë për mbijetesë në mesin e rrënojave dhe nën frikën e bombave.

Si pasojë e një sulmi ajror që regjimi ndërmorri më 31 tetor ndaj një shkolle në rajonin Xhisrin humbën jetën 5 civilë nga të cilët 3 fëmijë.

Avionët e regjimit më 25 nëntor kryen sulme ajrore edhe ndaj oborrit të jetimores e cila ndodhet nën kujdesin e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë (IHH).

– Çmime shumë të shtrenjta për ushqimet që mezi gjenden

Prindërit të cilët kanë folur për gazetarët e AA-së në Gutën Lindore, kanë thënë se fëmijët e tyre për disa ditë kanë qëndruar të uritur dhe në rastin më të mirë e kalojnë ditën vetëm me një gjysëm vakti që përbëhet vetëm nga buka.

Poashtu janë shtrenjtuar çmimet e produkteve ushqimore që janë të pakta, ku në rajonin ku kanë mbaruar ushqimet e foshnjave një gotë qumësht është kushton 1.000 lira siriane (rreth 2 euro).

Një kg oriz kushton 2.900 lira siriane rreth (5.5 euro), një kg sheqer 2.450 lira siriane rreth (4.5 euro), ndërkohë që të ardhurat mesatare të një familjeje në Gutën Lindore janë rreth 35 mijë lira siriane (rreth 55 euro).

– Të sëmurët janë lënë në mëshirën e fatit

Të sëmurët janë lënë në mëshirën e fatit për shkak se regjimi ka vënë në objektiv spitalet, qendrat shëndetësore dhe depot e ilaçeve si dhe pengon furnizimin për to.

Në një deklaratë të bërë më 11 nëntor nga OKB-ja ishte bërë thirrje për evakuimin emergjent të 435 të sëmurëve që kanë mbetur të bllokuar në Gutën Lindore.

Gjithashtu sipas të dhënave që qendra e vetme e kimoterapisë në Gutën Lindore ka dhënë për AA-në, është vënë në dukje se duhet të evakuohen në mënyrë emergjente 559 të sëmurë me kancer./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi