Në gjysmën e parë të vitit Turqia thyen rekord në eksporte

Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ka bërë të ditur se në gjysmën e parë të vitit 2019 eksportet e Turqisë kanë arritur shifrën më të lartë në historinë e saj duke regjistruar gjithsej 88.2 miliardë dollarë eksporte.

“Pavarësisht rënies së ekonomisë globale, veçanërisht në perspektivat e rritjes së tregut më të rëndësishëm në Eurozonë, eksportet turke u rritën me 2,18 për qind në 88.2 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe regjistruam një rekord në historinë e Republikës Turke”, tha Pekcan.

Ajo tha se boshllëku tregtar i jashtëm i Turqisë u pakësua në 13.96 miliardë dollarë në gjysmën e parë të këtij viti. Pekcan tha se vëllimi i tregtisë së jashtme të vendit shënoi rënie për 11,03 për qind në 190.4 miliardë dollarë nga janari deri në qershor.

“Proporcioni i mbulimit të eksporteve ndaj importeve arriti 86,3 për qind në periudhën janar-qershor, me një rritje prej 67,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, theksoi ministrja Pekcan.

Duke theksuar ngadalësimin e ekonomisë botërore, luftërat tregtare, tendencat e proteksionizmit dhe Brexit-in e mundshëm pa marrëveshje, Pekcan tha se “Pavarësisht nga të gjithë këto sfida, presim që Turqia të mbajë performancën e saj pozitive në eksporte gjatë gjithë vitit 2019”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi