Në disa vende të Europës protesta kundër ngrohjes globale

Në qytete të rëndësishme të Europës janë zhvilluar protesta të njëkohshme me qëllim për të tërhequr vëmendjen në problemin e ngrohjes globale dhe ndryshimit klimatik.

Një grup protestuesish me thirrjen e bërë nga organizatat ambientaliste janë mbledhur përpara ndërtesës të Parlamentit Europian (PE) ku kanë hapur afishe dhe pankarta me mbishkrime kundër politikave që shkaktojnë ngrohjen globale.

Në deklaratën e lexuar në protestë i është bërë thirrje qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të marrin masa serioze kundër ngrohjes globale. “Për të parandaluar ndryshimin klimatik duhet të merren masa në mënyrë urgjente”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Po ashtu bëhet e ditur se protesta të ngjashme në të njëjtën kohë janë zhvilluar edhe në qytete të ndryshme si Paris, Berlin dhe Lyon. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi