Në dhjetor pritet të mbahet Forumi Biznesor Kosovë- Japoni

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë jorezident në Prishtinë, Kiyoshi Koinuma dhe sekretarin e parë të kësaj ambasade, Mitsunori Ogasawara, me të cilët biseduan mbi zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend.

Me këtë rast, ministri Lluka njoftoi ambasadorin japonez rreth angazhimit të ministrisë për përmirësimin e klimës për investime të huaja, duke reformuar kornizën ligjore dhe institucionale, çka është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Ai foli për projektet në zhvillim e sipër në sektorët si energjia, miniera, teknologjia e informacionit, që janë ndër sektorët që ndikojnë në zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Në takim u bisedua edhe për Forumin Biznesor mes Japonisë dhe Kosovës që pritet të organizohet me ndihmën e Qeverise japoneze në dhjetor të këtij viti në Japoni.

Me këtë rast u bë e ditur se një delegacion i përfaqësuesve të bizneseve japoneze që do të vizitojë Kosovën në shkurt të vitit të ardhshëm, në 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Japoni.

Gjithashtu, u bisedua për financimin e disa projekteve përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), me fokus të veçantë në sektorin e ujërave dhe mbeturinave, ndërkohë që u shpreh gatishmëria për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi