Në cilin vend do të bie stacioni kozmik kinez?

Stacioni kozmik Tiangong-1, mbi të cilin Kina humbi kontrollin, do të bie në tokë në 12 orët e ardhshme, por ende askush nuk e di se në cilin vend saktë do të bie dhe nëse do të godasë stacionet tjera të Tokës.

Tiangong-1 u lansua në vitin 2011 dhe ai është stacioni i parë kozmik kinez për projekte të mëdha.

Kina humbi në tërësi kontrollin mbi objektin në vitin 2016, ndërkohë që ekspertët e Agjencisë evropiane të hapësirës (ESA) thanë se stacioni mund të bie në territorin e Spanjës, Portugalisë, Italisë, Bullgarisë dhe Greqisë.

Stacioni pritet të digjet në atmosferë dhe të gjitha pjesët që do të mbijetojnë, pritet të bien në oqean.

Kina ndërkohë ka lansuar edhe stacionin e vet të dytë Tiangong-2, i cili është ende në funksion./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi