Në burgjet izraelite mbahen 350 fëmijë palestinezë

Aktualisht në burgjet izraelite gjenden 350 fëmijë palestinezë, bëjnë të ditur dy organizata joqeveritare palestineze.

Sipas një deklarate të përbashkët me shkrim nga Komisioni i të Burgosurve dhe ish-të Burgosurve Palestinezë dhe Komitetit të të Burogsurve me rastin e 5 prillit, Ditës së Fëmijëve Palestinezë, tetë vajza gjenden në mesin e fëmijëve të burgosur.

Në deklaratë thuhet se Izraeli ka lëshuar 102 urdhra arresti shtëpiak, prej të cilëve shumica janë nga Kudsi.

Organizatat u bënë thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të mbrojnë fëmijët palestinezë, pasi, siç thuhet, ata përballen me shkelje pas arrestimit.

Me aktivitete të ndryshme, çdo vit më 5 prill shënohet Dita e Fëmijëve Palestinezë, duke synuar të tërhiqet vëmendja për vuajtjet e fëmijëve që jetojnë në Palestinën e pushtuar nga Izraeli./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi