Në Azerbajxhan mbahen zgjedhjet presidenciale

 

 

Në Azerbajxhan kanë filluar votimet për zgjedhjet presidenciale për të zgjedhur presidentin e ri që do të drejtojë vendin në 7 vitet e ardhshme. Në garë janë 8 kandidatë, përfshirë edhe presidentin aktual İlham Aliyev.

Procesi i votimit ka nisur në ora 08:00 sipas orës lokale dhe në vend janë ngritur 5.641 kuti votimi brenda dhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të fundit në vend ndodhen 5 milionë e 309 mijë votues të regjistruar.

Qytetarët e Azerbajxhanit jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë në kutitë e votimit të cilat janë vendosur në ambasadat e Azerbajxhanit në vendet ku ata jetojnë.

Zgjedhjet ndiqen nga 890 vëzhgues të huaj nga 60 organizata ndërkombëtare si dhe nga 58 mijë e 175 vëzhgues vendas. Ndërkohë që krahas mediave vendase zgjedhjet ndiqen edhe nga 118 gazetarë nga 21 vende.

Procesi i votimit do të përfundojë në ora 19:00 me orën lokale.

Në zgjedhjet presidenciale krahas presidentit aktual Aliyev garojnë kandidatët Kudret Hasanguliyev nga Partia Popullore e Bashkuar e Azerbajxhanit, Araz Alizade, kandidati i Partisë Socialdemokrate, Ferec Quliyev, kandidati i Partisë Lëvizja Kombëtare e Azerbajxhanit, kandidati i opozitës nga Fronti Popullor i Azerbajxhanit, Razi Nurullayev, kandidati i Partisë së Barazisë Bashkëkohore Hafiz Haxhiyev, kandidati i pavarur Zahid Oruç dhe kandidati i Partisë Demokratike Serdar Mammadov.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi