NË ARRATI…! Nga: Luan Sheshi

NË ARRATI…

Në arrati,mendjet hapur,
duke ndjekur njëra-tjetrën,
të nesërmen duke e kapur,
lënë të shkuarën tej në letër…

Në arrati,dergjur e sotmja,
mes rutine duke bredhur,
larg në varr fshehur mortja,
hyn e del me vellon hedhur…

Në arrati,Jetët shtegëtare,
lindur,fikur mes rrebeshesh,
janë të shkurtëra,kalimtare,
fushëbeteje midis deshësh…

Luan Sheshi: 26 tetor 2018……

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi