LIVESTYLE

NË ARRATI…! Nga: Luan Sheshi

Spread the love

NË ARRATI…

Në arrati,mendjet hapur,
duke ndjekur njëra-tjetrën,
të nesërmen duke e kapur,
lënë të shkuarën tej në letër…

Në arrati,dergjur e sotmja,
mes rutine duke bredhur,
larg në varr fshehur mortja,
hyn e del me vellon hedhur…

Në arrati,Jetët shtegëtare,
lindur,fikur mes rrebeshesh,
janë të shkurtëra,kalimtare,
fushëbeteje midis deshësh…

Luan Sheshi: 26 tetor 2018……

Related posts

ME TJETRIN! Nga: Luan Sheshi

dritatv

Lypsari! Nga: Katiola Karoli

dritatv

Alvaro Morata “dopietë” për tu bërë baba

dritatv

Leave a Comment