• Home
  • BOTA
  • Në Afrin ka filluar operacioni “Dega e Ullirit”
BOTA

Në Afrin ka filluar operacioni “Dega e Ullirit”

Spread the love

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njofton se sot në orën 17.00 (sipas orës lokale) ka filluar operacioni në Afrin nën emrin “Dega e Ullirit”.

Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se “Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 20 janar 2018, në ora 17.00 (sipas orës lokale) kanë nisur “Operacionin Dega e Ullirit” me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veri-perëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre”.

“Operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të shtetit tonë të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit, sidomos ato me numër 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014), dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’ e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së”, njoftoi TSK.

“Në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv po merren vetëm strehimoret, bunkerët, pozicionet, armët dhe pajisjet e terroristëve. Tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm”, njofton më tej TSK./Rtv Drita/

Related posts

May kërcen në fjalimin përmbyllës të Partisë Konservatore: Britania post-Brexit premton shumë

dritatv

Këshilltari i Erdoganit: çfarë e bën të suksesshëm liderin turk

dritatv

New York, marshim për çarmatim

dritatv

Leave a Comment