Në 99% të institucioneve në Maqedoninë e Veriut nuk zbatohet Ligji për gjuhën shqipe

Nga pyetësorët anketues të dërguar në 641 institucione, 99 për qind e përgjigjeve thonë se dygjuhësia nuk zbatohet siç përcaktohet në ligj.

Kjo bëhet e njohur nga dhënat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, ku theksohet se rezistenca paraqitet edhe tek institucionet ku ka udhëheqës maqedonas edhe tek ata me udhëheqës shqiptarë.

Sipas udhëheqësit në sektorin për planifikim dhe koordinim, Marjan Patlixhankovski vullneti për zbatimin e ligjit diku ekziston dhe diku jo, ndërsa sa i përket fazës së parë të zbatimit, ku përfshihet ndryshimi i vulave, llogove, memorandumeve dhe të ngjashme, deri diku janë zbatuar, por sipas tij, ka akoma institucione ku akoma nuk ka filluar zbatimi i kësaj pjese.

Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve ka obligim ligjor që deri më 31 mars, të dorëzojë raportin e plotë me përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe më pas e njëjta do të publikohet në ueb faqen e tyre. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela thotë se kanë reaguar lidhur me moszbatimin, megjithatë thotë se nuk është kompetencë e tyre që të bëjnë dënime.

Sela tha se Inspektorati tanimë ka drejtor të ri dhe pasi ta formojmë ekipin do të dalin në terren, të shohin ankesat që arrijnë dhe më pas të procedojnë ato çështje. Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve publikoi broshurën “Informacione mbi të drejtat gjuhësore të qytetarëve në RMV” dhe udhëzuesin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve./Shenja

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Bindja, 38 ankesa për zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet e zgjedhjeve të Vlorës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar miratimin e nxjerrjes së rezultateve të 30 qershorit, për kryetar Bashkie dhe Këshillat Bashkiak. Në mbledhjen e sotme...

Shpërthen sërish vullkani më aktiv në Indonezi!

Vullkani më aktiv në Indonezi, Merapi, që nga fillimi i vitit është duke hedhur hi dhe tym rishtas nga disa shpërthime. Shpërthimi i vullkanit Merapi...

Ambasadori Sakar: Në një shtet siç është Kosova me popullatë të re, niveli i arsimit duhet të jetë i lartëm (Foto)

Nën koordinimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në shkollën “Xhemail Mustafa” janë dorëzuar 20 copë projektorë të siguruara nga Kryesia e...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...