BOTA

“Në 24 orët e fundit terroristët kryen 16 sulme në zonën e operacionit Burimi i Paqes”

Spread the love

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se terroristët e PKK/YPG-së kanë kryer 16 sulme/provokime me goditje të predhave dhe raketave në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”.

Në në deklaratë ministria theksoi se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) po zbatojnë plotësisht marrëveshjet aktuale për formimin e “korridorit të paqes”.

“Terroristët e PKK/YPG-së kanë kryer 16 sulme/provokime me goditje të predhave dhe raketave”, thuhet në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se terroristët e PKK/YPG-së vazhdojnë provokimet e tyre në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”.

Më 9 tetor Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) filluan operacionin “Burimi i Paqes” kundër organizatës terroriste YPG/PKK në lindje të Eufrait me qëllim për të siguruar kufirin e Turqisë dhe për të krijuar një zonë të sigurtë për kthimin vullnetar të refugjatëve sirianë.

Related posts

“Trump mund të mos e ketë lexuar tërë strategjinë e sigurisë kombëtare”

dritatv

“Haftar sjellë forca të jashtme për të sulmuar Tripolin”

Kelment Baci

“Terroristët dhe trafikantët e qenieve njerëzore po përfitojnë nga konfliktet”

dritatv

Leave a Comment