Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 59 vdekje dhe 1.869 raste të reja me COVID-19

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror iranian tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 59 vdekje dhe 1.869 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 7.359 numri i vdekjeve dhe në 133.521 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Jahanpour, i cili vuri në dukje se 2.633 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve që janë liruar nga spitalet deri më tani ka arritur në 104.072.

Sipas tij, në shumë rajone numri i vdekjeve dhe rasteve ka filluar të bie. “Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vdekje nga COVID-19 në 14 rajone. Ndërsa në vetëm 6 prej tyre janë regjistruar vetëm nga një vdekje nga virusi. Shpresoj që ky proces të vazhdojë me seriozitet dhe kujdes edhe në javët e ardhshme”, tha Jahanpour.

Zëdhënësi i ministrisë ka tërhequr vëmendjen se rajoni i Khuzestanit që ndodhet në jugperëndim të vendit është ende një zonë me rrezik të lartë.

Jahanpour shtoi se deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 781.286 teste për COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Vetting-u kthehet te Pallati i Kongreseve

Një muaj e gjysmë pasi vetting-u u kthye në “shtëpi”, do të shkojë sërish te Pallati i Kongreseve. Seancat dëgjimore do të zhvillohen sërish te...

Haradinaj flet për INTERPOL-in, tregon se kur Kosova do të anëtarësohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka treguar saktë se kur Kosova do të mund të jetë pjesë e INTERPOL-it, por ka thënë se...

Sherr me Ramën në Kongres e dorëheqje? Flet Blerina Gjylameti

Blerina Gjylameti, deputetja dhe kryetarja e PS-së për Tiranën e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 hodhi poshtë të...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...