Në 100-vjetorin e fundit të L.I.B., Macron: Shpresa, në vend të frikës

Udhëheqësit botërorë kanë marrë pjesë në një ceremoni në Paris, në nder të 100-vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Presidenti amerikan Donald Trumpdhe udhëheqësi rus Vladimir Putin ishin mes atyre që morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar nën Harkun e Triumfit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe krerë të tjerë marshuan përmes harkut nën shi, me çadra të zeza, ndërsa kambanat e kishave dëgjoheshin ngado në qytet.

Presidenti Macron, përmes një fjalimi u kërkoi udhëheqësve botërorë të qëndrojnë të bashku në luftën për paqe.

“Le të ndërtojmë shpresat tona në vend që të mbetemi pengje të frikës kundrejt njëri-tjetrit. Patriotizmi është krejtësisht e kundërta e nacionalizmit”, tha Macron.

Rreth 70 krerë botërorë u mblodhën në kryeqytetin francez për ceremonitë. Presidenti Macron udhëhoqi ngjarjen kryesore të ditës, një nderim në varrin e “Ushtarit të Panjohur”, memorial kushtuar të rënëve të Francës nën Harkun e Triumfit.

Shumë shfaqje të tjera janë zhvilluar ndërkohë në mbarë botën. Rreth 9.7 milionë ushtarë dhe 10 milionë civilë humbën jetën në Luftën e Parë Botërore, që zgjati nga viti 1914 deri në 1918-n./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi